Mirë se vini në NetBeans dhe www.netbeans.org

Përshëndetje dhe mirë se vini në shtëpinë NetBeans-it, Java IDE me kod të hapur.

Çfarë është NetBeans?

NetBeans është një projekt i suksesshëm me një bazë të shfrytëzuesve shumë të madhe, një komunitet në rritje, dhe gati 100 (dhe vazhdon!) partnerë në tërë botën. Sun Microsystems krijoi projektin me kod të hapur NetBean në Qershor 2000 dhe vazhdon të jetë sponzor kryesor i projektit.

Sot ekzistojnë dy produkte: NetBeans IDE dhe NetBeans Platforma.

NetBeans IDE është një hapësirë e zhvillimit - një mjet për programerët që të shkruajnl, kompilojnë, zhgabimojnë dhe të plasojnë programe. Është shkruar në Java - por mund të përkrah çdo gjuhë programuese. Ekziston një numër i madh i moduleve që e zgjerojnë NetBeans IDE-n. NetBeans IDE është produkt falas pa ndonjë ndalesë në se si të përdoret ai.

Gjithashtu është e gatshme NetBeans Platforma; një bazament modular dhe i zgjerueshëm që përdoret si një plan prapavije i softuerit për të krijuar aplikacione të mëdha. ISV partnerët ofrojnë shtojca me vlera të shtuara që lehtë integrohen në Platëformë dhe mund të zhvillojnë mjete dhe solucione të tyre.

Të dy produkte janë me kod të hapur dhe falas për përdorim komercial ose jo-komercial. Kodi burimor është i gatshme për ripërdorim nën Licenca e Shpërndarjes dhe Zhvillimit të Përbashktë (CDDL).

Çfarë është netbeans.org?

netbeans.org është shtëpia e NetBeans komunitetit me kod të hapur janë të dedikuar të ndërtojnë një IDE të klasës botërore. netbeans.org ju lejon shfrytëzuesve nga mbi 160 vende rreth e përqark botës që të jenë në kontakt me resurset the njerëzit përreth NetBeans-it. Këtu ju mund të shkarkoni versionet e fundit të NetBeans-it, të ndjekni lajme, të bashkëngjiteni listave të postimeve, kontribuoni kod, mësoni për njerëzit të kyçur në këtë projekt, bëni kontakte, si dhe më tepër.

Bashkëngjitja në Komunitetin e NetBeans-it

Bëhuni pjesë e ekipit të NetBeans-it dhe ndihmo që NetBeans të bëhet edhe më i mirë. Përmes regjistrimin ju do të kontribuoni drejtpërsëdrejti në suksesin e NetBeans-it dhe si për kthim ju do të jeni të informuar për lajmet e fundit që kanë të bëjnë me projektin e NetBeans-it. Përdor kutinë e regjistrimin në të djathtën e lartë të kësaj faqe - përzgjedh një nofkë dhe bashkëngjitu!

Të qëndruarit të informuar

NetBeans ofron një varietet në listat e postimeve për të akomoduar nivelin e intersit tuaj dhe të lehtësoj komunikim ndërmjet NetBeans shfrytëzuesve. Shiko faqen e NetBeans listave të postimeve në https://netbeans.org/community/lists/index.html për të gjatur më tepër për NetBeans listat e postimeve.

Vjegëzat e shpejta :

  • NetBeans lajmletrat javore dhe mujore: në nbannounce (më tepër info)

  • Të flasim me NB shfrytëzuesit tjerë, shkëmbe këshillat dhe truqet: në nbusers (më tepër info)


Shkarko NetBeans-in!

Shkarko versionin e fundit tëNetBeans IDE-s.

Bashkëngjitju netbeans.org!

Bashkëngjitju Projektit NetBeans dhe bëhuni pjesë e komunitetit të IDE-s së klasës botërore.

Join the NetBeans Project

 

Shkarkimet

 

Bashkëngjituni!

NetBeans është një projekt me kod të hapur ku pjesëmarrsja juaj dhe ndihma juaj është e mirë se ardhur! Ekzistojnë disa mënyra për të kontribuar: ndihmo në përgjigje në pyetjet e shfrytëzuesve në listat e postimeve, përkthe IDE-n ose përmbajtjen e uebfaqes në gjuhën tuaj, na ndihmo testoje atë, dhe së fundmi por jo e fundmja ... kontribuo kod për ta bërë IDE të kërcejë!

By use of this website, you agree to the NetBeans Policies and Terms of Use. © 2013, Oracle Corporation and/or its affiliates. Sponsored by Oracle logo